Ngushellimi me fatkeq per njerezit ne kete vend ku po jetojme eshte qe "te pakten kemi nje shtepi ku te fusim koken dhe nje krothe buke per te mbajtur frymen gjalle". Te gjithe themi me veten tone qe ka edhe me keq se ne. Kjo eshte fraza deshperuese qe mbizoteron sot ne shoqerine ku ne jetojme. Pa dallim ngjyre, race, krahine apo feje, te gjithe sot jetojme ne nje pasiguri per te ardhmen tone dhe te femijeve tani. Ky sistem qe te tjere kane vendosur per ne e fut kete shoqeri ne nje depresion te madh dhe e shkermoq ate per te mos e mare veten dhe per brezat qe do vijne me pas. Ne kete sistem femija lind mes nje lufte te ashper dhe mizore per mbijetese. Ky sistem sot na ben te besojme se duke i hequr komunizmit pjesen mizore te shkaterimit dhe makabritetit ndaj popullit e ben ate nje sistem me te mire dhe me te barabarte. Perse do ta donim ne nje shoqeri te drejtuar nga nje tufe palacosh, qellimi i vetem i tyre ne jete nuk kane qe te bejne kariere por vetem para?! Kush do deshironte te drejtohej nga njerez qe e kane zaptuar politiken dhe bejne gjithcka per te mos u shkeputur nga ajo, vetem e vetem sepse profetesia e tyre per te thyer rekordet e njeri tjetrit per vjedhje, nuk jane permbushur?! Une vete asnjehere nuk kam dashur. Une sot dua qe te mos ekzistonin as PD dhe as PS por nje Shqiperi e lire, me kushtet e nje jete normale si per cdo vend normal. Dua qe kur te zgjohem ne mengjes te kemi nje synim dhe nje plan per ato se cfare do bej gjate gjithe dites. Dua te kem nje pune, pastaj pak qetesi dhe me pas nje kafe dhe pastaj darken me familjen time. Neqofte se kjo qe une dua eshte e tepert per nje vend normal, do detyrohem te shkoj ne nje vend anormal si psh SHBA ose CANADA.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.