Njeriu i kontributeve.


 
Agua merrej me hapjen e shkollave shqip në radhët e migrantëve, me kompletimin e arsimit dhe për vete ai iu fut punës për hapjen e gazetave shqip si: “Përparimi” “Emigranti” në NEW YORK, Boston, si dhe duke furnizuar me kronika nga punët e aktivitet e degë-ve të emigrantëve në shtete të ndryshme, gazetën “DIELLI”, organ i shoqatës “VATRA”. 
Agua dëshironte të informohej se ç’bëhej në Atdhe. Ai u ngazëllye, kur mësoi se në Lazarat në vitin 1915, mësuesi arbëresh Signore Tozoli kishte filluar shkollën shqipe. Në letrën, që i kishte dërguar drejtorit të “Omonias” që dilte në Gjirokastër më 1915-1916, thuhet: “I nderuar, zoti Dilo! Mora vesh se zotëria juaj botoni një gazetë në Gjiroka-stër, greqisht. Meqënëse unë di greqisht dhe jam nga Lazarati, ju lutem më dërgoni disa numra. Me këtë veprim ju i shërbeni vëllazërimit të krish-terëve e myslimanëve, pavarësisht kritikave të ish- kajmekamit, editorit të “Diellit”(Bahri Omarit).
Pas luftës së Parë Botërore monarkitë fqinjë dhe Italia mezi prisnin të zbatohej “Traktati i fshehtë i Londrës”. Shqiptarët e Amerikës u organizu-an në Partitë Politike Shqiptare. Udhëheqja qënd-rore e kësaj partie i dërgoi Presidentit të SHBA, Wudro Wilson këtë “Promemorje” 85 vjet më parë
Boston Mas U.S.A 4.5.1919
Promemorje
Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Wudro Wilson
I nderuari, zoti President!
Duke qenë se së shpejti do te shkoni si përfa-qësues i Amerikës fitimtare në Konferencën e Pa-qes: Duke qenë se Shqipëria është në rrezik nga një traktat për copëtim nga fuqitë fqinje aleate. Duke qenë se ju keni dhënë një deklaratë që Vlora dhe krahinat përrreth mund t’i mbeten Italisë: kërkojmë nga Shkëlqesia juaj që ta konside-roni dhe një herë këtë deklaratë Tuajën. Pasi, po të marrë Vlorën dhe krahinat përreth Italia, atëhe-rë Adriatiku bëhet liqen i mbyllur italian dhe për sa i përket Vlorës, sa mund të rrojë njeriu pa mushkëri, aq mund të jetojë Shqipëria pa Vlorën.
Kemi shpresë te shkëlqesia juaj se do të mbro-jë në atë Konferencë të drejtën shqiptare.
Për Partinë Politike Shqiptare
Kryetar Kristo Dako
Financier Rexhep Demi Filati
Kontrollor
Ago Rakip Lazarati
Presidenti Wudro Wilson u deklaroi autoritete-ve të emigracionit shqiptar, me Fan Nolin në krye, ku bënte pjesë dhe Ago Rakip Lazarati, se “Shqi-përia do të ketë një zë në atë konferencë, që ta mbrojë dhe ai zë jam unë”. 
Pas formimit të qeverisë së Sulejman Delvinës, dalë nga Kongresi i Lushnjës dhe pranimit të Shqi-përisë në Lidhjen e Kombeve, Agua u kthye në at-dhe më 1921. Thirrjes së Fan Nolit për pjesëmarr-je në administratë iu përgjigj: “Rëndësi për mua ka që u bë Shqipëria!” Agua jetoi gjithë kohën e Zo-gut në aktivitetin e tij privat, jashtë politikës. Përjetoi me dhimbje pushtimin nazist e fashist dhe të vendit dhe ishte për luftën nacional- çlirimtare. Ish-te kundër politikës servile ndaj Titos, që mbanin krerët e regjimit. Dhe këtë e shprehu haptas në popull, me rastin e vizitës së Enverit në Beograd në vitin 1946. Fjalëve të bukura për Titon të agjitatorit të Frontit iu përgjegj: “Po, more, po! I mirë ë-shtë serbi Tito, por për Shqipërinë është Shejtan Mulliri!” Në vjeshtë të vitit 1948 atdhetari Ago Rabi burgoset në burgun e Gjirokastrës se nuk pagoi detyrimet. E pas një viti lirohet. Ai vdiq në dhjetor të vitit 1950. Megjithatë nga regjimi nuk iu njoh as-një nga kontributet e tij dhe nuk u përmend kurrë për vlerat.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.