Në 11 shkurt të 2013-ës në Shijak u grabit banesa e Hamit Haxhisë. Gati një dekadë më pas mësohet se personat e maskuar që hynë në banesë ishin Nuredin Dumani dhe banda e tij. Në rrëfimin që ka dhënë përpara SPAK, ai ka treguar me detaje se si shkuan të kryenin grabitjen pasi u kishin thënë se në atë banesë kishte 500 mijë euro.
Dori na thoshte që personi që jetonte mbi banesën e tij merrej me pulari. Informacionin e kishte motra e Dorit, e cila kishte hyrje dalje me të zonjën e shtëpisë, e cila i kishte thënë se në dollapë kishte mbi 500.000 Euro. Tek kjo shtëpia ishin dy çuna të vegjël 10 vjeç, zonja e shtëpisë dhe vjehrra.
Në këtë ngjarje kemi përdorur një mjet ML ngjyrë blu e errët, e rregullt me targa të vjedhura. Ky mjet ishte në emrin tim. Kemi shkuar në orën 4 të mëngjesit sepse në atë orë dilte i zoti i shtëpisë. Dera ishte e blinduar dhe Talo e hapi atë 3-5 minuta pasi kishte me vete veglat që hapte dyert.
Pasi u hap dera u futëm brenda të gjithë vetëm Gon Qafa ngeli jashtë me automatik në dorë. Sapo kemi hyrë brenda kemi parë plakën që po dilte nga tualeti. Plakën e mbylli Talo në tualet dhe filloi të shante.
Ata vazhduan kontrollin dhe unë kam ndenjur aty që të mos bërtiste gruaja dhe fëmijët. Me erdhi keq për fëmijët e saj dhe i ledhatova nga faqet. Kur kjo gruaja doli në televizor ka thënë se njëri prej autorëve u soll mirë.
Në një kuti kursimesh janë gjetur rreth 3000 Euro dhe jemi larguar. …Më vonë mora vesh se njeri prej çunave që morri pjesë në grabitje kishte marrë dhe unazat e kësaj zonjës…” – ka thënë Dumani para hetuesve.

No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.