PRESIDENTI META DEKRETOI BEGAJN NGA TURQIA?!

 TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës së zgjedhjes së Presidentit. Ai iu përgjigj pyetjeve për dekretimin nga Ilir Meta në Turqi, akuzat që po hetohen për Begajn nga SPAK si dhe për mungesën e Bashës.



Jeni i lumtur për këtë fitore të PS?

Edi Rama: Lumturia është fjalë e madhe, ishte proces aspak i lehte me sallatë palësh në anën tjetër të gjysmësferës së parlamentit kemi arritur që t’i japim jetë këtij procesi. Prej ku ka dalë një figurë që është qartësisht e paidentifikueshme thjesht me ne që e kemi propozuar, por me qytetarin shqiptar, dinjitoz dhe të respektueshëm, besnik ndaj vendit dhe detyrës. Me shembullin e një burri të qetë dhe normale.

Meta dekretoi Bajram Begajn jashtë vendit, keni koment?

Edi Rama: Nuk ka lidhje me çfarë ka ndodhur sot. Shqipëria pas një periudhe dramatike në zyrën e kreut të shtetit, do të ketë një president normal për një vend normal.

Pyetje: Padi në SPAK për Begajn?

Edi Rama: Janë muhabete pa lidhje fare. Padira në këtë vend ka shumë, janë sporte kombëtare që janë zhvilluar shumë me proceset demokratike, sepse më parë bëhej në formën e letrave anonime. S’më bën përshtypje ky fakt. Më vjen mirë që kemi mdundur t’i japim shqiptarëve një shembull se nuk jemi këtu për vete, por për ta dhe me ta.

Pyetje: Nuk erdhi as Lulzim Basha në votim?

Rama: Lëreni të flejë.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.