Ambasada Amerikane uron Bajram Begajn

Ambasada Amerikane uron Bajram Begajn: Presim me kënaqësi që të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona





“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Nuredin Dumani jep deshme si grabiten familjen pasi dyshonin…

 


Në 11 shkurt të 2013-ës në Shijak u grabit banesa e Hamit Haxhisë. Gati një dekadë më pas mësohet se personat e maskuar që hynë në banesë ishin Nuredin Dumani dhe banda e tij. Në rrëfimin që ka dhënë përpara SPAK, ai ka treguar me detaje se si shkuan të kryenin grabitjen pasi u kishin thënë se në atë banesë kishte 500 mijë euro.

Dori na thoshte që personi që jetonte mbi banesën e tij merrej me pulari. Informacionin e kishte motra e Dorit, e cila kishte hyrje dalje me të zonjën e shtëpisë, e cila i kishte thënë se në dollapë kishte mbi 500.000 Euro. Tek kjo shtëpia ishin dy çuna të vegjël 10 vjeç, zonja e shtëpisë dhe vjehrra.

Në këtë ngjarje kemi përdorur një mjet ML ngjyrë blu e errët, e rregullt me targa të vjedhura. Ky mjet ishte në emrin tim. Kemi shkuar në orën 4 të mëngjesit sepse në atë orë dilte i zoti i shtëpisë. Dera ishte e blinduar dhe Talo e hapi atë 3-5 minuta pasi kishte me vete veglat që hapte dyert.

Pasi u hap dera u futëm brenda të gjithë vetëm Gon Qafa ngeli jashtë me automatik në dorë. Sapo kemi hyrë brenda kemi parë plakën që po dilte nga tualeti. Plakën e mbylli Talo në tualet dhe filloi të shante.

Ata vazhduan kontrollin dhe unë kam ndenjur aty që të mos bërtiste gruaja dhe fëmijët. Me erdhi keq për fëmijët e saj dhe i ledhatova nga faqet. Kur kjo gruaja doli në televizor ka thënë se njëri prej autorëve u soll mirë.

Në një kuti kursimesh janë gjetur rreth 3000 Euro dhe jemi larguar. …Më vonë mora vesh se njeri prej çunave që morri pjesë në grabitje kishte marrë dhe unazat e kësaj zonjës…” – ka thënë Dumani para hetuesve.

Shqiptari i martuar me 2 gra!

 Kjo është hístoria e Hasan Bíles I cili është me orígjínë nga Kruja. Rrállë se gjèn një histori të tillë. Ai ka dy gra, jo nga dèshira, por nga hálli. Hasani u mártua me zonjën e parë, por ajo gjatë rrugëtimit të jetës u sèmur dhe vùan nga pròblèmet mèndore. Hasani nuk e bráktísi. 



Ai e mbán, por u rimartua. Gruaja e dytë e Hasanit, Lumturija po ashtu kùjdèset për gruan e parë. Hasani jeton në fshatin Rránzë të Malësísë së Krujës së bashku me dy gratë e tij, Hávanë që është 74 vjeçe, dhe Lumturinë që është 24 vjet më e re. 

Ai thòtë se gruaja e dytë i ka pránuar të gjitha kushtet dhe se jeton me ta dhe ka pránuar martesën më shumë nga hálli dhe tani ajo është kthýer në një person I rèspektuar për kùjdèsín që po trègon.

Kjo grua e dytë thotë se Hasani dhe fëmijët janë sjèllë shumë mirë. Edhe gruaja e tij e parë, edhe pse nuk ka një zhvíllim të mirë. Pavárësisht kushteve ekònòmike, kemi kaluar shumë mirë.

Vajzat e pára të Hasanit kanë dáshur të bèhen me vëlla dhe ua plòtësoi Zòti këtë dèshirë. Ka qenë dèshira e vajzave dhe jo e Hásanit. 

Vëllai tani është me 7 mòtra. 3 të mëdha nga nusja tjetër dhe 4 me mua. Në ’93 hùmbi djalin dhe atëherë u sèmùr edhe gruaja. Mígrèna, koka, lloj –lloj pastaj. 

Ishte dhe disfáta tjetër që nuk líndte fèmijë. Nëse do bènte fëmijë tjetër, unë nuk do isha mártùar me Hasanin. Dy vajzat kanë qenë të mártùara, njërën kam gjètur në shtëpi.

PRESIDENTI META DEKRETOI BEGAJN NGA TURQIA?!

 TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës së zgjedhjes së Presidentit. Ai iu përgjigj pyetjeve për dekretimin nga Ilir Meta në Turqi, akuzat që po hetohen për Begajn nga SPAK si dhe për mungesën e Bashës.



Jeni i lumtur për këtë fitore të PS?

Edi Rama: Lumturia është fjalë e madhe, ishte proces aspak i lehte me sallatë palësh në anën tjetër të gjysmësferës së parlamentit kemi arritur që t’i japim jetë këtij procesi. Prej ku ka dalë një figurë që është qartësisht e paidentifikueshme thjesht me ne që e kemi propozuar, por me qytetarin shqiptar, dinjitoz dhe të respektueshëm, besnik ndaj vendit dhe detyrës. Me shembullin e një burri të qetë dhe normale.

Meta dekretoi Bajram Begajn jashtë vendit, keni koment?

Edi Rama: Nuk ka lidhje me çfarë ka ndodhur sot. Shqipëria pas një periudhe dramatike në zyrën e kreut të shtetit, do të ketë një president normal për një vend normal.

Pyetje: Padi në SPAK për Begajn?

Edi Rama: Janë muhabete pa lidhje fare. Padira në këtë vend ka shumë, janë sporte kombëtare që janë zhvilluar shumë me proceset demokratike, sepse më parë bëhej në formën e letrave anonime. S’më bën përshtypje ky fakt. Më vjen mirë që kemi mdundur t’i japim shqiptarëve një shembull se nuk jemi këtu për vete, por për ta dhe me ta.

Pyetje: Nuk erdhi as Lulzim Basha në votim?

Rama: Lëreni të flejë.